Planet e Behxhet Pacollit për shitjen e Telekomit e Trepçes

Kandidati për deputet për koalicion nga Nisma-AKR-PD, Valdrin Lluka ka folur për projektet e mëdha me të cilat do të merret kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Fatmir Limaj.

“Trepçës taashmë i kemi dhënë dritë të gjlbërt. Ne do të inkuadrojmë kapital privat në Trepçë. Resurset natyrore do të jenë gjithmonë të qytetarëve ndërsa menaxhimi do të privatizohet sepse aty do të rritet”, tha ai në Debat Pernime.

Sipas tij, edhe Brezovica duhet të privatizohet.

“Brezovica siç ka qenë si projekt edhe duhet të vazhdojë. Një projekt që i jepet sektorit privat, një kompanie me emër në menaxhim të resorteve. Për Brezovicën, po (premtoj që kryhet nëse vij në pushtet)”, ka thënë ai.

Ndërsa, sa i përket Telekomit të Kosovës, Lluka deklaroi se 49% të aksioneve duhet t’i takojnë Qeverisë.

“Telekomi do të privatizohet. Pjesa e vendimmarrjes 51% do të privatizohet kurse Qeveria do të qëndroj 49%. Pjesë e negociatave do të jetë e përfshirë edhe Sindikata që do të përfaqësojë interesat e punëtorëve”, tha ai.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Haki Abazi- Vetëvendosje, Hykmete Bajrami- Lidhja Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Valdrin Lluka -AKR NISMA PD.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.