Plagosje me armë zjarri në Dardani, i dyshuari në arrati

Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri në lagjen Dardani të kryeqytetit sot rreth orës 11:00.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për KALLXO.com

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”- tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Ahmeti tha se i dyshuari për plagosje është në arrati por që kanë arritur ta identifikojnë.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”- tha ajo..