Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

Një person është plagosur rreth orës 21:00 në Prishtinë.

Kështu ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 21:00 , kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur një person të plagosur (në këmbë), i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

“Aktualisht nga njësitet policore është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për identifikimin e personave te dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.