FSK - Foto: KALLXO.com

Pjesëtarët e FSK-së Përfundojnë Trajnimet

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon ceremoninë e përfundimit të trajnimeve të tremujorit të parë 2018 për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Aktiviteti do të mbahet sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes  në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Të pranishëm do të jenë zëvendësministri i FSK-së Burim Ramadani, Komandanti i Forcave Tokësore  Gjeneral brigade Enver  Cikaqi, Komandanti i  KDS-së Gjeneral brigade Irfete Spahiu dhe të ftuar të tjerë.