Pesë të vdekur me COVID-19 për 24 orë

Pesë persona kanë vdekur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, personat e vdekur ishin të infektuar me SARS-CoV-2.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (83, 79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç), Skenderaj 1 rast (78 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Tutje thuhet se 382 raste pozitive janë regjistruar për 24 orë ndërsa 507 të tjerë janë shpallur të shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 103.124 raste nga 511.336 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.110 raste të vdekjes.

Aktualisht në Kosovë janë 11,366 raste aktive me SARS-CoV-2.