Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Pesë të dyshuar arrestohen për kanosjen e një personi në Drenas

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës dje në fshatin Llapushnik në Drenas nën dyshimin se kanë kanosur një person tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se kanosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Policia ka kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, thuhet në njoftim.

Ndërsa është bërë e ditur se pesë të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.