Foto: Erion Veliaj/ Twitter

Përvjetori i pavarësisë, Bashkia e Tiranës mbulohet nga flamuri gjigant i Kosovës - VIDEO

Flamuri i Kosovës ka mbuluar pjesën e përparmë të Bashkisë së Tiranës për nder të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Pamjet nga vendosja e flamurit gjigant i ka publikuar kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, përmes Twitterit.

“Ja kshu bohet! Dashni nga Tirana! #Kosova13”, ka shkruar Veliaj.

Kosova të mërkurën do të shënojë 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.