Përmes GIZ dhe Kolegjit Heimerer lansohet projekti për COVID-19 me mbështetjen e Qeverisë Gjermane

Ditën e sotme është lansuar projekti që do mbështesë institucionet shëndetësore dhe punonjësit në luftën e tyre kundër COVID-19.

Ky projekt do të implementohet përmes GIZ-it dhe Kolegjit Hermeier, me mbështetjen e Qeverisë Gjermane.

Projekti përqendrohet në përmirësimin dhe avancimin e higjenës spitalore dhe sigurinë e pacientit dhe punëtorëve shëndetësorë për mbrojtje nga COVID-19.

“Projekti do te zbatohet nga 15 korrik 2020 deri me 31 dhjetor 2021. Një pjese e projektit do te iu mundësoj personave kyç qe menaxhojnë pacientet potencial apo te infektuar me Covid 19 ne sistemin shëndetësor publik te trajnohen ne Gjermani”,  thuhet në njoftim.

Në lansimin e këtij projekti ishte i pranishëm edhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt, i cili theksoj rëndësinë e mbështetjes së vendeve partnere në këtë kohë pandemie.

“Synimi i qeverise gjermane është targetimi, mbështetja dhe ofrimi i ndihmës ndaj vendeve partnere ne përballimin e pandemisë dhe po ashtu pasojave ekonomike.Çelësi është sistemi shëndetësor dhe rrjedhimisht rendësi te padiskutueshme paraqet shëndeti i popullatës dhe i ofruesve shëndetësor”, citohet të ketë thënë ambasadori Heldt.

Projekti do të zbatohet në Kosovë në partneritet publiko-privat në mes të Kolegjit Heimerer, Ministrisë së Shëndetësisë, Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, Institutit të Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale, ndërsa partnerët ndërkombëtar do të jenë Qendra Klinike Universitare e Halle-Saale dhe Qendra e trajnimit dhe simuliit Dorothea Erxleben në Gjermani.