foto: Ilustrim

Përleshje për pronë në Graçanicë, arrestohen gjashtë persona

Gjashtë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Dobratin të Graçanicës, për përfshirje në një përleshje.

Sipas policisë, i gjithë rasti kishte ndodhur për shkak të një përleshje në lidhje me një pronë.

Policia ka njoftuar se dy nga gjashtë të arrestuarit, pas një zënke kanë filluar të kacafyten në mes vete, ku si pasojë kishin pësuar edhe lëndime trupore.

Lidhur me këtë rast, katër të dyshuarit e tjerë kanë sulmuar njërin nga të dyshuarit e parë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, gjashtë persona e dyshuar janë dërguar në mbajtje.