Klasa mësimore, ilustrim

Përleshje në një shkollë në Gjakovë - tre fëmijë pranojnë trajtim mjekësor

Të hënën e 13.05.2024 ka ndodhur një përleshje fizike në një shkollë në lagjen “Dardania” në Gjakovë.

Tre fëmijë kanë pranuar tretman mjekësor, sipas Sheremet Elezajt, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjakovës.

“Pasi kanë pranuar ndihmën e nevojshme mjekësore janë liruar nga spitali, sipas personelit mjekësor dhe hetimeve të para të zhvilluara bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga mjete të forta”- deklaroi Elezaj për KALLXO.com.

Sipas Elezajt, Policia po vazhdon me procedurë të rregullt hetimore.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00.