Foto: Ilustrim

Përleshje mes dy të miturve në Prishtinë, përdoren edhe thikat 

Një i mitur është therur me thikë gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se therjes me thikë i parapriu një përleshje mes dy të miturve.

Tutje policia ka njoftuar se njëri nga të miturit dyshohet se kreu therjen me thikë e më pas u arrestua edhe nga njësitet policore.

I mituri tjetër është dërguar për trajtim mjekësor pas plagëve që mori.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Me urdhër të këtij të fundit i dyshuari i mitur është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor.