Ilustrim

Përleshje fizike në Prishtinë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje fizike mes disa personave në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, përleshja dyshohet se ka ndodhur më 28.05.2024, rreth orës 18:35, në rrugën “2 Korriku”.

Prej dy të arrestuarve, Policia njofton se njëri është liruar në procedurë të rregullt.

“Në konsultim me prokurorin njëri prej të dyshuarve pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër pas trajtimit mjekësor në QKUK është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin e Policisë, më 29.05.2024.

Rasti është iniciuar si ‘Lëndim trupor/sulm’.