Takimi Thaci Kurti 1 prill 2020

Përfundon takimi Thaçi – Kurti

Ka përfunduar takimi konsulatativ mes presidentit të Kosovës dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti lidhur me diskutimet për formimin e qeverisë së re, pas rrëzimit të qeverisë Kurti me 25 mars.

Kryeministri në detyrë Kurti pas takimit në një adresim para gazetarëve tha se takimi ka nisur duke biseduar për masat që i ka marr qeveria për luftimin e coronavirusit, e ka vazhduar me gjendjen pas mocionit të mosbesimit.

Kurti tha se presidentit i janë përgjigjur me qëndrimin e tyre se duhet shkuar në zgjedhje të reja, bazuar në Kushtetutë.

“Nuk mund të kapërcejmë dikun tjetër duke shpërfillur nenin 82 pika 2 që thotë se pas mocionit ajo çfarë ngelet është të shkohet nëzgjedhje të reja. Presidenti u zotua që do ta zbatojë Kushtetutën, ligjin dhe praktikat e mëhershme. Edhe në vitin 2010 edhe 2017 me mocion ka rënë qeveria e më pas është shpërndarë Kuvendi dhe janë shpallë zgjedhjet”, theksoi ai.

Kurti ka shtuar se presidenti nuk do të duhej të merrej me emra njerezish e partish, por me data për zgjedhje.

“Është gabim të shkohet në kapitullin 6 pa e takuar kapitullin 4 ku është Kuvendi i Republikës”, tha kryeministri në detyrë.

Kurti tha se diskutimet që mund t’i thërras presidenti jashtë nenit 82.2 të Kushtetutës dhe jashtë situatës me CoVid -19 mund t’i drejtohet atij vetëm me shkrim.