
Përfundon peticioni për lejimin e bartjes së shamisë në shkolla
Organizatorët e peticionit për ndryshimin e Udhëzimit Administrtiv për lejimin e bartjes së shamisë në shkolla kanë njoftuar se janë mbedhur nënshkrimet e nevojshme.
Njoftimin e ka bërë Liridon Kurti, organizator i kampanjës “#ndryshojeni_ua_për_shaminë”.
“Njoftojmë opinionin publik se pas konfirmimit se kërkesa për anulim të nenit 3 paragrafi 1.13 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2014 është marrë serioziosht dhe garancive që kjo dispozitë do të fshihet para fillimit të vitit të ri shkollor, kampanja #ndryshojeni_ua_për_shaminë shpallet e përfunduar”- ka shkruar Kurti.
Tutje, Kurti ka bërë të ditur se “peticioni online për 48 orë ka mbledhur mbi 20,000 nënshkrime nga të cilat 45% gra. Të dhënat personale do të asgjësohen në bazë të legjislacionit në fuqi”.
Mbi 7 mijë persona nënshkruan peticionin për lejimin e bartjes së shamisë në shkolla