Përfundon gjykimi në rastin e shpëthimit të lokalit ‘Riza Hair Salon’ – Çka thanë të akuzuarit?

Ka prekur fundin gjykimi ndaj 11 të akuzuarve për rastin e shpërthimeve në lokalin e bererit “Riza Hair Salon” dhe “Missini”, me dhënien e fjalëve përfundimtare nga të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në vitin 2022.

Në këtë rast të akuzuar janë Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Adnan Murtezi, Fidan Canolli, Lundrin Beqiri, Bekë Salihaj, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli.

Dhënia e fjalëve përfundimtare për këtë rast e kishin dhënë prokuroria dhe katër të akuzuarit me mbrojtësit e tyre në seancën e 28.05.2024.

Ndërsa të premten më  07.06.2024 fjalën përfundimtare e ka dhënë i akuzuari Arianit Pllana i cili deklaroi se Rizën dhe Lindrit Misinin nuk kishte pasur qëllim që t’i lëndonte në momentin kur akuzohet se kishte gjuajtur granta dore në lokalet e tyre.

Pllana tha se nuk kishte marrë urdhër nga i akuzuari tjetër Adhurim Krasniqi, e as që ka ekzistuar një koordinim paraprak.

“Qysh me vra njeriun zonja gjyqtare, kur s’kam pasë as armë as të ftoftë, as të nxehtë, është vërtetuar që jam i pafajshëm, sa i përket krimit të organizuar, sepse s’jam pjesëtar dhe për veprime përgatitore për vrasje është vërtetuar pafajshmëria ime”- tha i akuzuari Pllana.

Sipas të akuzuarit,  për veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm e pranon fajësinë ndonëse ka deklaruar se para se të ndërmerrte veprimin është siguruar që nuk do të shkaktoj dëmtim në askënd.

Ndërsa lidhur me veprën penale të deklarimit të rrejshëm, Pllana u deklarua se nuk kishte qenë në dijeni se është duke kryer veprën penale, duke shtuar se e pranon fajësinë për këtë vepër penale.

Sipas prokurorisë, Pllana akuzohej që me datën 16.11.2018 në zyrat e prokurorisë së shtetit kishte dhënë deklarim të rrem për rastin e vrasjes së Oliver Ivanovqi, duke përfshirë të akuzuarin Ndelejko Spasojeviq se kinse të njëjtin e ka parë me datë 15.01.2018 në vendin ku ishte gjetur vetura e djegur “Astra”, e cila dyshohet se ishte kryer vepra penale.

Ndërsa i akuzuari Kreshnik Kurti ka deklaruar se janë bërë tashmë dy vite për të cilën as vet nuk e di se çfarë vepre ka kryer.

Edhe i akuzuari tjetër, Adnan Murtezi u deklarua edhe një herë tjetër i pafajshëm duke e lutur trupin gjykues që të shikojnë me vëmendje procesin sepse i njëjti tha se nuk ka lidhje me këtë proces.

Gentrit Ismajli, Diar Raçi, dhe Egzon Cakolli nuk shtuan asgjë më tepër duke u deklaruar se i mbështesin fjalët përfundimtare të mbrojtësve të tyre.

Mbrojtësit e të akuzuarve kërkuan që të lirohen nga akuza klientët e tyre, eventualisht duke kërkuar që të bëhet rikualifikimi i veprave penale.

Shpallja e aktgjykimit lidhur me këtë rast Gjyqtarja e rastit, Suzana Çerkini deklaroi se do të bëhet më 14.06.2024.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e cila përfaqësohet nga prokurori Burim Çerkini, në mesin e vitit 2022, të akuzuarit kanë marrë pjesë në me veprimet e tyre kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit për përfitime pasurore të kundërligjshme apo për qëllime të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale.

Sipas aktakuzës i pandehuri Arianit Pllana, me 6 qershor të vitit 2022, ka marrë urdhër detyrë nga i pandehuri Lundrim Beqiri i njohur me nofkën Haveri, që për qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm t’ia hedhë një grandë dore të lokali it të dëmtuarit “Missini” me qëllim që i njëjti ti paguaj shumën prej 10 mijë euro, ku në të njëjtën ditë i është hedhur Granada e dorës por që nuk ka pasur pasojë në njerëz por vetëm në dëme materiale.

Kurse me 18 qershor të vitit 2022 të pandehurit Fidan Cakolli e Diar Raçin kanë marrë detyrën nga i pandehuri Adhurim Krasniqi, Bekë Salihaj dhe Valdrin Beqiri që për motive të ulëta përfshirë dhënien e dëshmisë në një procedurë penale nga (Riza Bajrami), me datën 19 qershor të hedhin mjete shpërthyese tek lokali i tani të dëmtuarit Riza Bajrami (në këtë rast) i cili është pronar i biznisit “ Riza Hair Salon”. Të njëjtit kanë hedhur koktej molotovi.

Me 20 qershor të vitit 2022, i akuzuari Arianit Pllana kishte marrë përsipër detyrën nga Valdrin Beqiri dhe Adhurim Krasniqi, që ta privojnë nga jeta Riza Bajramin, ku nga kanë ndërmarrë të gjitha veprimet përgatitore  duke  siguruar mjetet për ta përfunduar vrasjen (e cila kishte dështuar me datën 19.06.2022). Vrasje e cila ishte parandaluar që të kryhet pas veprimeve të masave të fshehta që kishte bërë Policia.

Aktakuza shpjegon tutje se me 22 qershor të vitit 2022, të pandehurit Fidan Cakolli, Diar Raçi dhe Gentrit Ismajli kanë ndërmarrë veprimin e sulmit të dytë me granatë dorë te lokali i njëjtë i të dëmtuarit Riza Bajrami në lagjen Dardania në Prishtinë.

Granatën e dorës në sulmin e dytë e ka hedhur Gentrit Ismajli dhe bashkë më të kishte qenë edhe i akuzuari Diar Raçi. Sipas Prokurorisë dëme në njerëz nuk ka pasur përpos në tri makina.

Ismajli së bashku me Fidan Cakollin dhe Diar Raçin urdhërat i kishin marrë nga  i pandehuri Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi dhe Vladrin Beqiri. Granata e dorës ishte siguruar nga Fidan Canolli përmes të pandehurit Adnan Murtezi. Roli i Cakolli ka qenë që të vërtetoj se si ka ndodhur sulmi me video-incizim të vendit ë ngjarjes. Video e cila do ti dërgohej të akuzuarit Adhurim Krasniqi.

Ndërsa sipas aktakuzës roli i Adnan Murtezit ishte që pas komunikimit me të pandehurin Adhurim Krasniqi dhe Valdet Beqiri që pas sigurimit të granatës së dorës për të pandehurit e tjerë do të kryente edhe pagesën për ekzekutorët e sulmit.

Kurse i pandehuri Lundrim Beqiri me 28.06.2023 pas dyshimit të sulmit të datës 06.06.2022  te lokali “Missini”, përsëri ka dhënë urdhër tek personat e tjerë ti hidhet përsëri granatë dore tek lokali e që qëllim ishte të detyrojnë të pronarin të paguaj shumën prej 10 mijë euro.

Sipas aktakuzës sulmi në lokalin “Missini” ka ndodhur dy herë, me datë 06.06.2022 dhe me 28.06.2022.

Për këto veprime të pandehurit akuzohen për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, veprime përgatitore për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe shkaktimit i rrezikimit të përgjithshëm si dhe detyrim.

Lundrin Beqiri akuzohet edhe për posedim të narkotikëve.

01.12.2021 policia e Kosovës e kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Beiqirit pasi i njëjti ishte i akuzuar për vrasje në një rast tjetër.