Foto: Screenshot, RTK

Përfaqësuesi i Shqipërisë në OKB: Korniza ligjore për pakicat në Kosovë është ndër më të mirat në rajon

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, ka thënë se korniza ligjore për pakicat në Kosovë është ndër më të mirat në rajon.

Ai ka thënë se Serbia gjithmonë i kushton shumë vëmendje pakicës serbe në Kosovë.

Hoxha ka thënë se Shqipëria inkurajon Kosovën të bëjë një gjë të tillë.

“Serbia gjithmonë i kushton shumë vëmendje pakicës serbe në Kosovë dhe ne inkurajojmë Qeverinë e Kosovës ta bëjë këtë, por duhet ta dimë që korniza ligjore për pakicat në Kosovë është ndër më të mirat në rajon”- ka thënë ai.

Tutje ka folur edhe për ankesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“E them me sinqeritet, që ankesat e shqiptarëve pakicë në Luginën e Preshevës, siç është pasivizimi i adresave, është diçka që njihet nga të gjithë” – ka thënë Hoxha.

Pak minuta më herët, përfaqësuesi i Rusisë, Vasily Alekseyevich Nebenzya ka thënë se procesi i shkeljes sistematike të drejtave të popullatës serbe në Kosovë ka filluar në vitin 1999.

“Për disa vite kemi qenë dëshmitarë të një spastrimi etnik të vazhdueshëm. Pas 20 e ca vitesh numri i serbëve në jug të Ibrit është zvogëluar vazhdimisht dhe në asnjë mënyrë nuk mund të mbrojnë të drejtat e tyre. Para konfliktit kanë qenë diku rreth 40 mijë serbë dhe sot nuk ka më shumë se 100. I vetmi rajon ku serbët janë shumicë janë në veri”-ka thënë Nebenzya.

Gërvalla në OKB: Serbia është bërë kërcënimi i dytë më i rrezikshëm i sigurisë për Evropën