Klina. Foto: Kallxo.com

Për shkak të reduktimeve të rrymës, Klina me probleme të furnizimit me ujë

Qytetarët në komunën e Klinës gjatë ditës së sotme kanë pasur probleme me furnizim me ujë, si pasojë e reduktimeve të energjisë elektrike.

Përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’, Komuna ka thënë se për shkak të problemeve me rrymë në trafo në stacionin kryesor të Jarines, ‘Hidrodrini’ ka pasur probleme me furnizim me ujë për konsumatorët e njësisë së Klinës.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike njofton qytetarët se ekipet e KESKOS dhe Hidrodrinit janë në teren duke punuar në sanimin e problemit me energji elektrike dhe furnizimin e rregullt me ujë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Klinës.