Për një dekadë, 450 mijë banorë të Shqipërisë kanë emigruar në vende të tjera

Shqipëria humbet çdo vit rreth 20 mijë banorë. Emigrimi drejt vendeve perëndimore është dominues kundrejt atyre që janë kthyer. 450 mijë banorë janë larguar dhe 237 mijë janë kthyer gjatë dekadës së fundit, shkruan EuroNews.

Shifrat neto të migracionit tregojnë se Shqipëria ka humbur 7.5% të banorëve që nga viti 2011.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se ritmet e emigrimit janë përshpejtuar në vitin 2021, ndërkohë që efektet e braktisjes janë vërejtur në 11 rrethina në të gjithë vendin, me përjashtim të Tiranës.

Migrimi masiv i shqiptarëve filloi në vitin 1990 derisa, 32 vjet më vonë shifrat e shpopullimit duket se nuk kanë të ndalur.

Italia, Greqia, SHBA dhe Gjermania janë vendet ku shumica e qytetarëve janë shpërngulur në 3 dekadat e fundit ku numri i emigrantëve në këto vende arrin mbi 1.2 milion.

Shëndetësia, arsimi, shërbimet sociale dhe në përgjithësi përmirësimi i cilësisë së jetës janë bërë kërkesat kryesore që kanë motivuar këto largime. euronews.al