Ilustrim

Penguan stafin shëndetësor dhe dëmtuan laurën, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë pasi kanë penguar stafin shëndetësor në kryerjen e detyrave të tyre.

Përveç kësaj, në raportin e policisë thuhet se më pas duke u larguar me veturë kanë dëmtuar laurën.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ngjarja njoftohet se ka ndodhur dje rreth orës 04:20.