Ilustrim

Pejë, plagos veten duke shtënë me armë

Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se një person është vetëplagosur mbrëmë pas mesnate.

Sipas Policisë, rreth orës 00:05 është raportuar se një person i dyshuar ka pranuar tretman mjekësor pasi që derisa ka shtënë me armë zjarri nga pakujdesia është vetëplagosur.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 14 copë gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.