Foto: Ilustrim

Pejë, pesë të arrestuar trafikim me njerëz

Policia e Kosovës në Pejë njofton se dje ka arrestuar 5 persona të dyshuar për trafikim me njerëz.

Sipas policisë deri te ky arrestim kanë arritur pas raportimit të një viktime dhe hetimit intensiv.

Të arrestuarit janë tre burra dhe dy gra, të gjithë kosovarë.

“Të arrestuarit në këtë rast janë: M.I., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), I.M, (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), E.Z., (viti i lindjes 1991, femër kosovare), M.Xh., (viti i lindjes 2003, femër kosovare) dhe A.B., (viti i lindjes 2004, femër kosovare)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia sqaron se si provë materiale ka konfiskuar: dy revole, një sasi të vogël të substancës që dyshohet të jetë narkotike, disa gëzhoja, dy automjete dhe dy telefona mobil.

Po ashtu policia njofton se viktima e trafikimit është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS-së), si dhe mbrojtësit të viktimave.

Ndërsa rasti është trajtuar sipas procedurave standarde, përfshirë dërgimin në strehimoren e dedikuar  për viktimat e trafikimit.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarit e parë janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, kurse e dyshuara A.B., do të trajtohet në procedurë të rregullt.