Ilustrim

Pejë, për një mosmarrëveshje u gjuajt edhe me armë

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në rrugën “Mustafë Kelmendi” në Pejë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të kanosjes.

Policia ka njoftuar se njëri nga dy të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave të tjerë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e policisë të cilën kanë gjetur dhe konfiskuar edhe një gëzhojë.

Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokuroria.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.