Foto: Facebook

Pejë, 12 pacientë në gjendje të rëndë

Në raportin ditor të Spitali Rajonal të Pejës bëhet e ditur se aktualisht 61 pacientë me COVID-19 janë duke marrë trajtman mjekësor, prej të cilëve 12 janë në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje stabile.

24 persona nga stafi shëndetësor janë të infektuar me SARS- CoV – 2.

Gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe tre punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me coronavirus në Spitalin e Pejës.

Tutje në raport thuhet se gjatë 24 orëve kanë kërkuar tretman shëndetësorë emergjent 194 pacientë, nga këta 20 pacientë janë shtrirë për tretman të më tutjeshëm.

Në Kosovë janë infektuar nga coronavirusi 9492 persona, 5346 janë shëruar dhe 284 kanë vdekur.