FOTO: Atdhe Mulla

Pejë, 11 mësimdhënës dhe 8 nxënës të infektuar me COVID-19 këtë javë

11 mësimdhënës dhe 8 nxënës janë infektuar me COVID-19 në fillim të kësaj jave në shkollat Fillore dhe të Mesme të Pejës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Shqipe Karagjyzi, zyrtare e arsimit në Pejë.

“26 shkolla fillore të mesme të ulta janë duke e zhvilluar mësimin sipas skenarit “A” , shkollat e mesme të larta (6 shml) janë duke punuar sipas skenarit “B”, IP “Pëllumbat e paqes” për shkak të renovimeve në njërin objekt (grupmosha 0-5 vjeçar ) janë duke punuar me skenarin “C” kurse objekti “B” i qerdhes me grupin e parashkollorëve  ndjekin mësimin sipas skenarit “A”, ka thënë Karagjyzi.

Mësimi për vitin shkollor 2020-2021 ka filluar më 14 shtator.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, në kohë pandemie, Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme.