Pas raportimit të KALLXO.com, sigurohet edhe një autobus për nxënësit në Vranidoll

KALLXO.com, më 18 maj raportoi se në kohë pandemie, Komuna e Prishtinës, i kishte bartur 200 nxënës të fshatit Vranidoll për në shkollën e fshatit Teneshdoll me vetëm një autobus.

Pas këtij raportimi, një prind ka treguar për KALLXO.com se tashmë Komuna e Prishtinës, ka siguruar edhe një autobus si mjet transporti për nxënësit e këtij fshati.

Këto janë fotot e dërguara:

Për këtë kishin shprehur shqetësim edhe prindërit, por edhe vetë drejtori i shkollës “Nëna Terezë” në Vranidoll, Milaim Islami.

KALLXO.com kishte kontaktuar edhe Komunën e Prishtinës, por se nuk kishin pranuar të flasin për këtë çështje.

VIDEO: Në kohë pandemie, Komuna e Prishtinës i bart 200 nxënës të Vranidollit me vetëm një autobus

.