Pas ndarjes nga VV, NISMA bojkoton mbledhjen e Asamblesë në Prizren

 

Dega e Nisma-së në Prizren ka paralajmëruar se nuk do të merr pjesë në mbledhjen e 7-të të rregullt të Asamblesë Komunale të Prizrenit.

Drejtori i shkarkuar: Nuk kam rënë pre e kërkesave të jashtëligjshme të Mytaher Haskukës

Kryetari i Komunës  Mytaher Haskuka kishte shkarkuar drejtorin e Arsimit Gani Gërmizaj i cili vinte nga radhët e NISMA, për shkak të shkeljeve ligjore në konkursi për mësimdhënës.

Shkarkimi i drejtorit, NISMA del nga koalicioni me Haskukën

Dega e NISMA-s në Prizren nëpërmjet një njoftimi në Facebook ka bërë me dije se nuk do të merr pjesë në mbledhjen e sotme, duke e lidhur këtë me hapjen e fushatës zgjedhore.

Postimi i plotë i Degës së NISMA-s në Prizren:

“Grupi i Kuvendarëve të Nismës nuk do të merr pjesë në këtë mbledhje”.

“NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, shpreson edhe te Kuvendarët e subjekteve të tjera politike në pushtet e opozitë që të mos jenë në shërbim të lojërave djallëzore që parashihen të ndodhin në mbledhjen e datës 25.09.2019”

Arsyet e NISMA-s

  1. Me 25.09.2019 është dita e fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit, që për ne dhe elektoratin tonë nënkupton se është dita e fillimit të festës.
  2. Kuvendarët e Nismës nuk mbështesin planifikime buxhetore mbi skema të interesit të klaneve dhe komisarëve politik që e rrethojnë Mytaher Haskukës.
  3. Grupi i Kuvendarëve të Nismës nuk mbështet pazare mafioze të Albin Kurtit, i cili po e keqpërdorë Mytën duke i tjetërsuar dhe vënë pronat e qytetarëve në shërbim të xhepave të Vetëvendosjes.