Pas 10 vitesh në arrati, arrestohet në Belgjikë i dyshuari për vrasje në Junik
27.1.2022 - 10:22
Policia e Kosovës njofton se është arrestuar personi që dyshohet për vrasje të rëndë në mëhallën Çok të Junikut dhe më pas ishte arratisur nga Kosova.
Rasti kishte ndodhur para dhjetë vitesh në Junik, ndërkaq i dyshuari është arrestuar në Belgjikë.
Në njoftimin e Policisë, i dyshuari dje i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës.
Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor.