Parashikimi i motit për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër mbi vend do të ketë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale, sipas IMHK-së pritet të lëvizin mes 11 dhe 13 gradë Celsius, e maksimalet e ditës mund të shkojnë ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Sipas IMHK-së, po ashtu pritet të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, ndërsa indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta.