Parashikimi i Motit
08.2.2018 - 06:55
Në vendin tonë sot do të jetë mot me vranësira e me të reshura të kohëpaskohshme të shiut, në vendet malore edhe borë.
Temperatura më e ulët e ditës do të jetë nga zero në katër gradë, dhe më e larta nga katër në veriperëndim deri në 12 gradë Celsius në juglindje.
Deri në fundjavë pritet se do të mbajë mot i ngjashëm.
Të dielën do të jetë më ftohtë, në male me dëbore, kurse në rajonet më të ulëta me ngrica.