Paralajmërohen protesta edhe në Graçanicë e Shtërpcë

Gjatë ditës së sotme është paraparë që të mbahet një protestë në veri të Mitrovicës. KALLXO.com mëson se përveç në veri të Mitrovicës, protesta janë paraparë që të mbahen edhe në komunën e Graçanicës dhe të Shtërpcë.

Deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar se kush janë organizatorë të protestës së paraparë në veri të Mitrovicës.

Gjatë ditës së sotme automjete të shumta të policisë janë parë që janë nisur drejtë zonës së Mitrovicës.

Për këtë çështje, Policia e Kosovës ka thënë se lëvizjet në disa zona në Kosovë janë të zakonshme dhe se nuk lidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.

Më 3 prill 2022, Serbia mban zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Zyrtarët e lartë serbë kërkuan që ato të organizohen edhe brenda territorit të Kosovës.

Por me këtë nuk u pajtuan krerët e institucioneve kosovare. Kryeministri, Albin Kurti, tha se për këtë duhet të ketë një marrëveshje mes dy vendeve.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian njoftoi se shteti i Kosovës ka refuzuar një propozim të vendeve të QUNIT-it.

Para zgjedhjeve në Serbi, presidenti Vuçiq ka thirrur një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Pesë eprorë të Policisë së Kosovës në veri të vendit, janë parë në takimin e thirrur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka marrë informacionet dhe është njoftuar zyrtarisht për pjesëmarrjen e eprorëve të Policisë së Kosovës në pjesën e veriut të vendit në takimin të cilin e thirri presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dy ditë më parë.