Foto-ilustrim

Paraburgim 30 ditësh ndaj të dyshuarit për tentim vrasje në jug të Mitrovicës

Paraburgim prej 30 ditësh i është caktuar një personi të dyshuar për vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti kishte ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut më 17 mars të këtij viti rreth orës 19:32.

Lidhur me rastin, Policia bën të ditur të premten më 19 mars, është arrestuar i dyshuari dhe është dërguar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë e të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.