Pamje - Sekuestrohen rreth 75 kg marihuanë, arrestohen 5 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona dhe ka konfiskuar rreth 75 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë gjatë operacioni, ‘Bardhoshi’ në Prishtinë.

Reshat Murseli, drejtor i njësisë së antidrogës ka thënë se operacioni policor ka filluar dje gjatë orëve të paditës ndaj të dyshuarve për veprën ‘blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve psikotroke dhe analoge’.

“Policia ka vërejtur se i dyshuari M. S. me veturën e tij ka qenë duke lëvizur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë dhe në hyrje të Vushtrrisë ai është ndaluar nga Policia. I njëjti nga shpejtësia e madhe e veturës ka rrezikuar jetën e policëve  dhe ka aksidentuar vetura të tjera. Të njëjtin Policia ka arritur të ndaloj dhe gjatë kontrollës në veturë ka gjetur rreth 19 kilogramë marihuanë. Më pas Policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit tjetër B. B. ku  edhe është konfsikaur edhe pjesa tjetër e marihuanës”, tha ai.

Murseli shtoi se dyshimet e para janë që marihuana ka ardhë nga vendet fqinje dhe ka qenë e destinuar për vendet e Bashkimit Evropian.

Nga ky aksion policor janë konfisikuar tre vetura, gjashtë telefona si dhe para të gatshme.

Prokruorja, Ikramije Bojaxhiu  tha se të dyshuarit, S. H., S. S., D. M., B. B. dhe M. S., janë dërguar në mbajtje për 48 orë.