Vrasja në Mitrovicën e Veriut, FOTO - KoSSev

Pamje nga vendi i ngjajres - I vrari bashkë me djalin e tij është avokati Millan Bigoviq

Avokati Millan Bigoviq dhe djali i tij kanë mbetur të vrarë mëngjesin e sotëm në Mitrovicën Veriore.

FOTO – KoSSev

I dyshuar për këtë vrasje është djali tjetër i familjes Bigoviq, i cili është arrestuar nga Policia.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, deklaroi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin derisa nuk ka dhënë detaje për motivet e këtij rasti.

Kallxo.com raportoi pak më parë se në orët e mëngjesit ka ndodhur një përleshje brenda anëtarëve të familjes Bigoviq.

Djali dyshohet se ka sulmuar me thikë babanë, me ç’rast e ka plagosur rëndë, plagë të cilave viktima nuk ka arritur t`u mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Në rast është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se e ka vrarë vëllanë e tij.

KALLXO.com merr vesh se bëhet fjalë për vëllezërit U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur, është avokati Millan Bigoviq.