Vriten babë e bir, i dyshuar djali tjetër

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në një familjen në veri të Mitrovicës. Viktimat janë babë e birë, derisa i dyshuari është djali tjetër i të njëjtës familje.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Mitrovicës Veriore, Besim Hoti.

Hoti ka thënë se i dyshuari e ka therur për vdekje babanë dhe vëllanë e tij.

“Personi i dyshuar, brenda familjes ka therur me thikë për vdekje vëllanë dhe babanë e tij. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Hoti.