Pamje nga protesta e prindërve në Shipashnicë, shihen edhe fëmijë

Banorë të fshatit Shipashnicë kanë protestuar sot në shkollën e këtij fshati duke kundërshtuar reformën në arsim në Kamenicë.

Ata kanë penguar sot zyrtarët komunal të futen në shkollë për dorëzimin e inventarit dhe pajisjeve për parashkollorë, derisa sipas raportimeve situata ka qenë mjaft e tensionuar.

Për të qetësuar këtë situatë, Policia e Kosovës kishte përdor edhe sprejë në mënyrë që të ndalë protestën e rreth 50 personave.

Policia e Kosovës po ashtu bëri të ditur për KALLXO.com se protestuesit kanë sulmuar zyrtarët komunal dhe është dashur të mbajnë situatën në kontroll.

Disa qytetarë kanë dërguar fotografi në drejtim të KALLXO.com të kësaj proteste, e në to shihet se kanë qenë edhe fëmijët.

KALLXO.com raportoi edhe për reagimin e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili dha detaje për këtë ngjarje.

Përplasje me banorët e fshatit Shipashnicë, policia konfirmon se u përdor sprejë për qetësimin e situatës