Përplasje me banorët e fshatit Shipashnicë, policia konfirmon se u përdor sprejë për qetësimin e situatës

Një protestë e disa prindërve në fshatin Shipashnicë e Poshtme të Komunës së Kamenicës ka ndodhur sot, të cilët kanë penguar disa zyrtarë komunal që të futen në shkollën fillore të këtij fshati për vendosjen e disa inventarëve për fëmiëjt parashkollorë.

E për të qetësuar situatën në vend të ngjarjes janë edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë përdour edhe sprej.

Këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se situata paraqitet e tensionuar.

“Ju njoftojmë se më 23 maj 2021 te shkolla fillore në fshatin Shipashnicë e Poshtme Komuna Kamenicës, banoret e fshatit e kanë bllokuar derën e hyrjes së shkollës me qëllim për mos t’i lënë zyrtaret  komunal që të vendosin brenda kësaj shkolle inventarin për fëmijët parashkollorë. Në vendin e ngjarjes janë tri patrulla policore të Policië , mirepo situata paraqitet e tensionuar”, tha ai.

Sipas tij, në këtë lokacion janë mbledhur rreth 50 banorë të fshatit në shenje pakënaqësie dhe me këtë rast janë sulmuar zyrtaret komunal.

“ Për ta futur situatën nën kontroll është përdorur edhe spreji nga ana e zyrtareve policor”, tha Hasahni për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi edhe për reagimin e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili dha detaje për këtë ngjarje.

Protestë në fshatin Shipashnicë, reagon Qëndron Kastrati

.