Pamje nga përplasja e tifozëve holandezë dhe italianë në Tiranë

Ndeshja e Ligës së Konferencës, Roma dhe Feyenoordi që do të zhvillohet sot në Tiranë, mbrëmë ka shkaktuar kaos në kryqytetin e Shqipërisë.
Mediat shqiptare kanë publikuar pamje të përleshjeve mes tifozëve të dy klubeve dhe Policisë së Shqipërisë.

Policia shqiptare në Tiranë ka bërë të ditur se mbrëmë janë shoqëruar në stacion policor 60 tifozë të huaj, 48 prej tyre italianë dhe 12 holandezë, pas incidenteve në rrugët e Tiranës.

Sipas policisë shqiptare, fillimisht është hasur një grup i tifozëve duke lëvizur ne drejtim të stadium dhe sipas informacioneve që kishte policia, tentonin të përplaseshin me një grup tifozës të skuadrës tjetër.

Sonte në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë zhvillohet finalja e ‘Conference League’, ku do të përballen Roma me Feynoordin.