Pamje nga dhuna që shpërtheu sot në 'EuroPride' në Beograd

Gjatë marshit të ‘EuroPride në Beograd, ka shpërthyer dhuna. Huliganët e futbollit hodhën një top dhe fishekzjarre në rrugën Njegoseva në Beograd, raporton Balkan Insight.

Përplasja mes huliganëve që protestojnë EuroPride2022 dhe policisë ka ndodhur në rrugën Kralja Milana në Beograd, para marshimit.

Mbështetësit e komunitetit LGBT u mblodhën në Beograd më 17 shtator, pavarësisht se autoritetet serbe ndaluan mbajtjen e marshit të EuroPride.

Para nisjes së marshit të EuroPride-it u raportua për disa incidente të vogla, pasi aktivistë të krahut të djathtë dhe të grupeve fetare po ashtu u mblodhën në Beograd për të kundërshtuar marshin.

Policia bllokoi trotuaret dhe rrugët nëpër të cilat organizatorët e marshit kishin planifikuar të mbanin marshin dhe po ashtu u ndalua kundër-protestat e paralajmëruar nga grupet pro-Kishës Ortodokse Serbe dhe grupeve të tjera.

Muajin e kaluar, presidenti populist serb, Aleksandar Vuçiq, sugjeroi se marshi i EuroPride-it nuk do të lejohej që të mbahej, por vendimi i fundit për këtë u mor nga Ministria e Brendshme.

Më 13 shtator, Ministria e Brendshme zyrtarisht njoftoi se nuk do të lejonte mbajtjen e Javës së EuroPride-it që kulmon me paradën në rrugët e Beogradit dhe tha se një vendim të njëjtë ka marrë edhe për protestat e paralajmëruara për 17 shtator.

Beograd – Shpërthen dhuna në ‘EuroPride’ – Pamje