Pamje - Kurti pranon zyrtarisht detyrën

 

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarisht ka pranuar detyrën e tij nga ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli.

 

Në një ceremoni shtetërore në ndërtesën e Qeverisë, Kurti pas një dorështrëngimi me Pacollin ka marrë detyrat e tij të reja si kryeministër i qeverisë së re të votuar dje në seancën e Kuvendit.

Me këtë rast, Kurti ka thënë që për mungesën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj është njoftuar dje.

“Ju faleminderit shume z Pacolli për pritjen. Ju faleminderit edhe për raportin. Mbrëmë kam biseduar me kryeministrin Haradinaj dhe më njoftoi. Ai gjendet në një vizitë ne ShBA shpresoj ta takoj edhe atë”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i ri i Republikës së Kosovës. Ai është zgjedhur kryeministër në seancën e sotme të Kuvendit me 66 vota për, 10 abstenime.

Partia e Kurtit do të bashkëqeverisë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kabineti Kurti, do ti ketë 15 ministri, ndërsa 5 nga to do të udhëhiqen nga gratë.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës deklarimet, dallimet dhe takimet e disa muajve arritën t’i zyrtarizojnë në një koalicion të dielën e 2 shkurtit 2020, gati 4 muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.