Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pamje - Interesim i lartë i qytetarëve për vaksinim në sallën “1 Tetori” në Prishtinë

Nga sot ka filluar vaksinimi anti-COVID-19 për personat mbi 65 vjeç, me prioritet personat e regjistruar në platformën e- Kosova.

Interesim i qytetarëve është i lartë, me dhjetëra qytetarë janë parë duke pritur për vaksinimi në sallën “1 Tetori” në kryeqytet.

Mirëpo, ajo që lë shumë për të dëshiruar është distanca, njëra nga masat për parandalim të përhapjes së infeksionit. Asnjëri prej qytetarëve të cilët ishin duke pritur radhën nuk e kanë mbajt distancën ashtu siç kërkohet.

 

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qytetarët do të mund të vaksinohen nga ora 08:00  – 19:30.

Dy ditë më parë Kosova ka pranuar 38,400 vaksina “AstraZeneca”, nga aleanca COVAX nëse bëjmë përllogaritje me 24 mijë vaksinat e pranuara nga kontingjenti i parë kuptojmë se deri më tani Kosova ka marrë donacion 62,400 vaksina “AstraZeneca” si dhe 4,680 vaksina Pfizer/ BioNtech nga pjesa e parë e 95 mijë vaksinave në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Fushata e vaksinimit në Kosovë filloi më 29 mars.