Pacolli voton, shpreson që qytetarët të dalin në votim

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka votuar në shkollën “Skëndija”, në Hajvali.

Pacolli ka ftuar qytetarët të dalin në zgjedhje duke shpresuar që kjo ditë të shkojë mirë.

“Shpresoj që kjo ditë të shkojë mirë e të shërbejë edhe për të tjerët”, ka thënë Pacolli.