Nga konferenca e sotme në OVLUÇK. Foto: Kallxo.com

OVL e UÇK-së mban konferencë të jashtëzakonshme për media

Organizata Veteranëve të Luftës së UÇK-së sot do të mbajë një konferencë për media të jashtëzakonshme në lidhje me Gjykatën Speciale.

Sipas një njoftimi për media, konferenca do të mbahet në ora 13:00 në zyret e kësaj organizate në Prishtinë.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për medie lidhur me Gjykatën Speciale. Zyret e Organizatës, ora 13:00”, thuhet një njoftim.

Ditëve të fundit, janë ftuar shumë ish-pjesëtar të UÇK-së për intervistim nga ana e Gjykatës Speciale.