Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Foto: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

Osmani uron homologun e saj të ri në Shqipëri

Bajram Begaj është zgjedhur president i Shqipërisë me 78 vota në favor të tij.

Pas zgjedhjes së Begajt në krye të shtetit në Shqipëri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj të ri.

Osmani ka thënë se së bashku me Begajn do të punojnë që të thellohen raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Urime të përzemërta për presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm. Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kush është Bajram Begaj, presidenti i ri i Shqipërisë?