Takimi Osmani- Ulutas. Foto: Facebook/Presidenca e Kosovës.

Osmani takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në vend

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutas.

Presidenca ka bërë të ditur përmes një njoftimi se gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me sigurinë në vend.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast Komandanti ka prezantuar vlerësimet e situatës së sigurisë në vend nga ana e KFOR-it, si dhe e ka njoftuar Presidenten Osmani për veprimet që po ndërmerren në këtë drejtim”- thuhet ën njoftimin e Presidencës në Facebook.

Sipas njoftimit, Presidentja Osmani e falënderoi komandantin e KFOR-it, për angazhimin e tij personal, si dhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it, për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.