U.D. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Osmani: S'mund të prioritizohet dialogu me Serbinë teksa nuk sigurohen vaksinat për qytetarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk mund të prioritizohet dialogu me Serbinë teksa nuk sigurohen vaksinat për qytetarët e Kosovës.

Këtë deklaratë ajo e ka dhënë gjatë një takimi me ambasadorin e Çekisë në Kosovës, Pavel Bilek, njofton Presidenca.

“Ambasadori Bilek theksoi se marrëdhëniet ndërmjet të të dy shteteve janë të mira dhe se do të vazhdojë edhe më tej thellimi i tyre. Ai përmendi sfidën e pandemisë Covid-19, me të cilën po përballet e gjithë bota”, thuhet në njoftim.

Kurse, Osmani thuhet se ka shfaqur shpresën se Kosova do të ndihmohet nga shtetet mike dhe organizatat ndërkombëtare për sigurimin e sasisë e nevojshme të vaksinave për qytetarët e saj.

“Zonja Osmani falënderoi shtetin çek për mbështetjen e deritashme duke shfaqur gatishmërinë për intensifikimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndër shtetërore. Ndërkaq ambasadori Bilek nga ana tjetër, theksoi se Çekia mbështet rrugën evropiane të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

KALLXO.com javën e kaluar ka raportuar se pas formimit të institucioneve të reja, BE-ja i kërkon Kosovës të përqendrohet në dialogun me Serbinë.

Pas formimit të institucioneve të reja, Kosovës i kërkohet të përqendrohet në dialogun me Serbinë