Osmani: Kosova do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj

E para e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka marr pjesë në “Global Women Leaders Summit” që po mbahet në Itali.

Aty, Osmani është takuar me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer e shumë personalitete të tjera.

“Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtjesore në Itali në “Global Women Leaders Summit”, bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të tjera të jashtëzakonshme nga mbarë bota të cilat janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues” – tha presidentja.

Tutje ajo ka thënë se Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë.