Osmani flet për moskandidimin e Teuta Rugovës

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre , Vjosa Osmani ka folur për kandidaturën e fëmijëve të ish- Presidentit, Ibrahim Rugovës, për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Për këtë ajo foli gjatë vizitës që i bëri rezidencës së ish-Presidentit.

Ajo ka thënë se ky ka qenë një vendim i përbashkët i tyre.

“Ky ka qenë një vendim i përbashkët dhe po besoj se tashmë vetë familja Rugova ju ka njoftuar, ka qenë vendim i përbashkët i yni me Teuta Rugovën”, ka thënë Osmani.

Ajo tutje ka shtur se presin që lista e LDK-së, me emrat e kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës të mos ketë ndonjë ndryshim.

“Vetëm në qoftë se ka ndonjë ndryshim teknik, deri tani nuk kemi pasur ndonjë problem, tani është procesi i çertifikimit tenik dhe ne presim që lista ashtu siç është dorëzuar ashtu edhe të çertifikohet nga KQZ”, ka thënë Osmani.

Përveç Teuta Rugovës, në  listën e LDK-së nuk është as Ukë Rugova, i cili në Kuvendin e fundit zgjedhor ishte votuar për anëtar të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Teuta Rugova shpesh ishte kritikuar nga bashkëpartiakët se nuk i ka respektuar qëndrimet e partisë.

Aktakuzë Ndaj Ukë Rugovës