Hoti: Teuta Rugova duhet t’i respektoj qëndrimet e partisë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së dhe deputetes Teuta Rugova nuk është pajtuar me vendimin e kësaj të fundit që të jetë pjesëmarrëse në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Hoti thotë se prezenca e Teuta Rugovës, vajzës së ish presidentit Ibrahim Rugova në seancën e sotme është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së.

“Pjesëmarrja e deputetes Teuta Rugova në seancën e sotme është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së, i cili qëndrim është bërë publik para fillimit të seancës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas tij, çdo deputet i LDK-së e ka për obligim t’i respektoj qëndrimet e partisë.

“Secili deputet i LDK-së duhet të kontribuojë në debatin ku përcaktohen qëndrimet e Grupit Parlamentar të LDK-së, dhe ka obligim t’i respektojë ato qëndrime”, ka shkruar në fund Hoti.

Teuta Rugova ishte deputetja e vetma nga opozita që mori pjesë në seancën e sotme. Seanca është ndërprerë dhe do të rifilloj në ora 16:30.

Kjo nuk është hera e parë që Teuta Rugova e tradhton LDK-në. Ajo kishte marrë pjesë edhe në seancën kur u vota për kryetar të Kuvendit e të Qeverisë së mandatit të fundit.