Orari për qarkullim të qytetarëve në bazë të numrit të parafundit personal

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e lëvizjes së qytetarëve pas gjendjes së karantinës së plotë.

90 minutëshi yt

Sipas Ministrisë, nga data 15 prill (e mërkurë), ora 6:00, me qëllim të mbrojtjes së jetës, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, hyjnë në fuqi masat rigoroze të lëvizjes me qëllim të pamundësimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë Covid-19.

Ministria përmes një njoftimi ka thënë se çdo qytetar, nga data 15 prill 2020 së paku deri më 3 maj 2020, do të ketë të drejtë të lëvizjes vetëm për 90 minuta gjatë orarit të përcaktuar në bazë të numrit të parafundit personal në letërnjoftim.

Secili nga qytetarët, sipas Ministrisë, do të ketë 90 minuta në dispozicion për të kryer shërbime bazike duke e respektuar distancën sociale dhe të gjitha rregullat e deritanishme për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe shëndetin publik, ndryshe ata që do të shkelin masat e ndërmarra, do të ballafaqohen me pasoja ligjore.

Orari i lëvizjes së qytetarëve sipas numrit të parafundit personal.

0 dhe 1 në orarin 07:00 – 08:30

2 në orarin 09:00 – 10:30

3 në orarin 11:00 – 12:30

4 në orarin 13:00 – 14:30

5 dhe 6 në orarin 15:00 – 16:30

7 në orarin 17:00 – 18:30

8 në orarin 19:00 – 20:30

9 në orarin 21:00 – 22:30