Ilustrim

Oktet rrahje në Prizren

Tetë burra janë rrahur mes vete e katër nga ta kanë pësuar lëndime trupore, pas mosmarrëveshjes që kishin rreth një prone, njofton Policia e Kosovës.

Organet e rendit, i kanë shoqëruar në intervistim të implikuarit në incidentin e ndodhur mesditën e djeshme në Prizren.

Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.